Një shqiptare është ndaluar prej autoriteteve Greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Ajo ishte në kërkim ndërkombëtar prej autoriteteve spanjolle nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë që trafikonte lëndë narkotike në shtetin spanjoll.

Sipas policisë greke, Aneta Bramo, u ndalua në kohën që kalonte kufirin me destinacion Athinën, ku sipas deklaratës së saj pranë agjentëve do të kryente  disa analiza shëndetësore.

Behet me dije se Bramo u shfaq e surprizuar në kohën që iu komunikua urdhri i ndalimit me kërkesë të Interpol Spanjës.

Ajo u shoqërua në drejtorinë e policisë së Janinës, ndërsa orët në vazhdim do të dërgohet në gjykatë.

Do të jete gjykataajo qe dovendosë për ekstradimin ose jo të  saj në Spanjë, ku akuzohet për vepra penale që dënohen mbi 15 vjet burg.