Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shoferi 29 vjeçar, Elidon Kulla.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi:i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.