Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në 6 janar mund të humbasë mandatin e deputetit.

Ahmetaj i cili e mori mandatin e dpeutetit ne zgjedhjet e 21 prillit, në datën 6 janar bën 6 muaj që nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e fundit parlamntare kur Ahmetaj ka marrë pjesë ka qenë më 6 korrik të vitit 2023, dhe prej atij momenti ai nuk ka marrë më pjesë në asnjë aktivitet, pasi u arratis jashtë vendit pasi SPAK kërkoi arresitmin e tij, për aferën e inceneratorëve.

Çfarë parashikon ligji

Neni 71 i Kushtetutës, ku në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore.

Kush e merr mandatin e Ahmetajt

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.