Një operacion i madh antidrogë është finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Mësohet se gjatë operacionit janë proceduar penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia ka zbardhur me detaje operacionin emrat e të arrestuarve dhe sekuestrimet që janë bërë në kuadër të operacionit.

Njoftimi i policise:

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar 8 persona.

Sakaq policia ka zbardhur me detaje operacionin emrat e të arrestuarve dhe sekuestrimet që janë bërë në kuadër të operacionit.

DVP Korçë/Finalizohet pas 6 muajsh hetime proaktive, operacioni antidrogë “Knock Down 3”.

Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Doën 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

 P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër  të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:

– Minella Pleqi, 23 vjeç; Isuf Durmishllari, 26 vjeç; Gjergji Renja, 32 vjeç; Ardi Sterjo, 36 vjeç; Donald Qemal, 27 vjeç dhe Nikola Lara, 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit “Knock Doën 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 9 kilogramë kanabis;

– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;

– 9 automjete;

– 28 aparate celular;

– 6 peshore elektronike;

– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;

-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.