Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj.

sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.