Policia ka nsiur një aksion në Sarandë pasditen e sotme për ekzekutimin e disa urdhërave të arrestit.

Mësohet se Policia ka bastisur disa banesa të zyrtarëve të administratës së Sarandës me urdhër të Gjykatës.

Me urdhër të Prokurorisë Sarandë, mësohet se është bërë arrestimi i 4 ish-punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Sarandë.

Konkretisht mësohet se shtetasit: Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai, Erjon Zekaj , janë 4 të arrestuarit me akuzën se kanë lejuar dhe favozizuar ndërtime pa leje përgjatë vitit të kaluar në Ksamil.

Nga janari deri në Maj gjatë periudhës parazgjedhore ata s’kanë evidentuar asnjë rast të ndërtimit pa leje.