Gjykata britanike ka dënuar me burg dy shqiptarë të cilët u kapën në një “Shtëpi bari’.

Sipas mediave britanike Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj, janë dënuar me 14 muaj burg.

Dy shqiptarët tentuan të arratisen duke u hedhur nga ndërtesa, kur u pikasën nga policia në një shtëpi bari.

Raportohet se përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi, që shërbente si strehim për dy të rinjtë.

Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.

Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg.

Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.