Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pasi i vodhën me dhunë një shumë parash një shtetasi të huaj.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”

Si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç, Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baçi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.