Një ngjarje e rëndë mes shqiptarëve është regjistruar në Angli.

Mediat vendase raportojnë se 37 vjeçari Bledi P. është vrarë me thikë nga 21 vjeçari Kozma Papa.

37-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Papa u ndalua në Hertfordshire të dielën.

Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme.