Profesori turk i gjeofizikës, Övgün Ahmet Ercan ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme për tërmetin.
Ai ka bërë një parashikim bazuar në të dhënat e popullsisë së Turqisë dhe ka dhënë shifra alarmante se sa persona të tjerë mund të ndodhen nën rrënoja dhe sa është probabiliteti për të qenë të gjallë.
Sipas tij mund të jenë 100 mijë persona ende nën rrënoja.
Prej tyre, Ercan vlerëson se 0.1% deri në 0.2% janë gjallë.
“Ka të paktën 100.000 njerëz të tjerë nën rrënoja. Disa prej tyre janë ende gjallë sot! Rreth 0.1% ose 0.2% “ , tha ai.
Edhe pse shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, dhjetë ditë pas tërmetit që goditi, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët vazhdojnë përpjekjet e tyre. Numri i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, me 6 shkurt ka shkuar në rreth 44 mijë.
Në Turqi janë regjistruar 38,044 viktima ndërsa në Siri janë regjistruar mbi 5,800 viktima.