Një burrë rreth të 50-tave ka humbur jetën në Maliq këtë të Premte. Sipas hetimeve paraprakë, ai është rrëzuar në banesë në gjendje të dehur dhe ka marrë plagë në kokë që kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

“Rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H.B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, shtuan të njëjtat burime.