Është ndarë nga jeta ne moshen 63-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur sarandjot, Anastas Nika.

Prej 1 viti ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, Nika nuk ka mundur të fitojë betejën.

Saranda humbi nje nder artistet më të mire, si dhe nje nder njerezit e mrekullueshem.

Lajmin për ndarjen nga jeta të artistit e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në fb.

Anastasi ishte diplomuar ne Akademine e Arteve ne Tirane ne degen e drames.

Kryesisht  aktivitetin artistik e ka ushtruar ne qytetin e tij te lindjes, Sarande.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe ne disa filma televiziv dhe kinematografik.

Karriera artistike:

Ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir “ (Shekspir), ‘’Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët “ (Maksim Gorki), “ Antigona ( Sofokliu),” Njeriu që pa vdekjen me sy “( Viktor Eftimiu),’’ Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri “ (Nikollaj Gogol), “Fejesa “ ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime “ (Miro Gavran, kroat), e tjera. Është shquar në interpretim në disa filma si: “Ugolini”, “Dritat e qytezës”, “Një zemër në dy jete”, ”Mysafiri” si dhe “Amnisti” (ky i fundit ka arritur deri në nominim për çmimin “Oscar”) .