E habitshme, por e vërtetë!

Një biznesmen bullgar ka lënë bakshish 60 mijë euro, pasi i pëlqeu shërbimi në një resort në ishullin grek Mykonos.

Në mediat greke raportohet se ai është Kiril Domunchiev, një multi miliarder dhe president i klubit të futbollit Ludogorets, i cili ndodhej në ishull për të kaluar një pjesë të pushimeve verore.

Në festë ishin të ftuar 150 persona, të gjithë miq të biznesmenit, ndërsa performanca live e këngëtarit Antonis Remos tërhoqi vëmendjen e të ftuarve, madje dhe të vetë Domunchievit, i  cili i kënaqur nga shërbimi la bakshish 60,000 euo.