Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara.

Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.

“Sipas opinionit tuaj, në cilën bankë sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë i pastruan paratë që morën nga Muxhahedinët. Na e specifikoni”, shkruajnë hakerat bashkangjitur me databazën e të dhënave të publikuara.