Një ditë më parë, nje 15 vjecar humbi jeten tragjikisht në një lavazh në Dimal të Beratit.
I riu i identifikuar si Roan Nuhu punonte si ndihmes në lavazhin në pronësi të një 37-vjeçari A.H.
Gjatë punës, Roani ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në pranga është vënë 37-vjeçari Abedin Hajdari pronar i lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë miqtë e të miturit kanë bërë postime prekëse në rrjetet sociale, për ikjen para kohe nga kjo botë e Roanit.
Me e dhimbshmja prej tyre ishte poezia kushtuar adoleshentit te ndjere nga shoku i tij i ngushte.
Poezia:
Per ty!
U tund guri edhe muri, pse spergjigjet valle cuni?!
C’ka nena qe vajton?!
Therret ROANIN nje fjale ti thot..
Biri nenes , zgjohu
Muu tret zemra cohu ..
U mblodhen shoket te te zgjonin ,
Pse s’u fole kur te kerkonin?!
ROAN VELLAI pse na le ?
Pse s’mendove pak per ne?
E le nenen me plag ne zemer,mbylle deren o DJALI VETEM!
Le motren pa vella..c’bere keshtu o ROAN?
Ah , korendi mallkuar me more SHOKUN fare pa u menduar!
Nuk mbarojn lotet , u ca toka..
Se me te MIRIN e nenes kerkonin lart ne qiej zotat!
PERJETESISHT ME NE ROAN!!