Zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli tha se nuk është vendimi i duhur shkarkimi i ministres së Jashtme në një kohë kur kemi një problem madhor me Greqinë.

I ftuar në Euronews Albania, Dhuli tregoi se në vitin 2019, Edi Rama e ka ftuar në zyrë Fredi Belerin dhe i ka kërkuar të kandidojë për PS-në.

“Pse Edi Rama ka pritur në zyrë Fredi Belerin? Edi Rama e ka pritur në zyrë Fredi Belerin, jo vetëm, por me 5 dëshmitarë himariotë. Atë Fred Belerin që ju thoni se është me kaq shumë probleme, Edi Rama e ka pritur në zyrë, madje i ka kërkuar të kandidonte për Partinë Socialiste, por për shkak se Beleri është i djathtë dhe ka bërë gjithmonë politikë djathtas, Edi Rama ngeli te Jorgo Goro”, u shpreh Dhuli.