Çmimi ‘stratosferik’ i naftës në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera në rajon ka bërë që fermerët shqiptarë të blejnë mushka, kuaj dhe gomere.
Ndonëse shihet si një zgjidhje pas rritjes së çmimit të naftës, përsëri del një problem tjetër.
Çmim rekord kap edhe blerja e një gomari, mushke apo kali.
Keshtu, një fermer është shprehur se bashkë me rritjen e çmimit të naftës dhe shumë produkteve e shërbimeve tjera, është rritur edhe çmimi i gomerëve dhe mushkave.
Fermeri thotë se një gomar shitet me 50 mijë lekë të reja e një mushkë 150 mijë lekë të reja por më e keqja është se nuk gjen dot.
”Mushka e gomari të bëjnë punë sot, ku ta gjesh, por s’ia di njeri gomarit të shkretë. 500 bën gomari, mushka është 1 milion e gjysmë.”, – shprehet ai.
Nëse dikur shisnim gomerët për të blerë makina, sot po shesim makinat për të blerë gomerë dhe kjo falë ‘përpjekjeve’ të vazhdueshme të qeverisë Rama, i cili pak ditë më parë u shpreh se rritja e çmimeve po rëndon në buxhetin e shtetit dhe jo qytetarëve edhe pse këta të fundit ankohen nga rrjepja e xhepit për shkak të çmimeve të larta.