Dy anëtaret e Vetingut, Genta Bungo dhe Pamela Qirko ka udhëtuar shpesh bashkë brenda dhe jashtë vendit, në dukje në konflikt interesi.

Dokumente sekrete të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se në një rast, konkretisht 19 korrik 2021, dy komisioneret e Vetingut kanë udhëtuar bashkë drejt Greqisë me një makinë luksoze, e tipit Range Rover Sport, ngjyrë e bardhë.

Range Rover Sport rezulton me targë AB155AB, dhe është në emrin e Meleon Tirana.

Genta Bungo dhe Pamela Qirko janë monitoruar dhe ndjekur nga asfalia greke, në rrethana dhe për arsye të paqarta.

Komisioneret, të cilat kanë vendosur për fatin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë frekuentuar restorte luksoze si dhe qendra tregtare në Greqi.

Dy gjyqtaret e Vetingut janë monitoruar hap pas hapi nga shërbimi sekret grek, deri kur kanë hyrë në kufirin shqiptar. Mbetet mister se pse asfalia greke i ka ndjekur dhe kush e ka informuar për lëvizjen e dy komisionereve.

Gjitjashtu, nuk dihet nëse Genta Bungo dhe Pamela Qirko kanë marrë vendime për fatin e gjyqtarëve dhe prokurirëve, teksa kanë qenë duke shijuar saunat dhe jakuzi.

Burimi: ”Prapaskena”