Udhëtarja profesioniste Teuta Borova, ka theksuar me force se në Shqipëri duhet të hapen urgjentisht shtëpitë publike, pasi sipas saj shumë djem në një periudhë të caktuar nuk kanë mundësi të kenë një partnere.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albamia, ajo theksoi se seksi është i shëndetshëm pasi të mos bërit seks të bën më të dhunuar e më të acaruar.

“Jo rastësisht në vendet e zhvilluara janë krijuar shtëpitë publike. Ke shumë djem që nuk janë atraktivë dhe në një periudhë të caktuar nuk ka mundësi të ketë  një partnere.

Të mos bërit seks të bën më të dhunuar, më të acaruar. Prandaj duhen hapur shtëpitë publike. Seksi është i shëndetshëm”- tha ajo.