Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë ndaluar shtetasin R. K., 19 vjeç, banues në Çukë.

Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së disa orendive shtëpiake dhe të një shume parash, në 2 banesa, në lagjen Çukë dhe në fshatin Kostar, si dhe i vjedhjes së disa materialeve për ndërtim, në fshatin Shalës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.