Valbona Peraj, këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar në News 24, ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen.
Këngëtarja tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.
“Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në “Minitrinë e Transporteve” në Drejtorinë e Përgjithshme, pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD, ose ti je e PS, ma ngushtuan litarin në fyt.
Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”, tha Peraj.