Policia e Shtetit ka ndaluar 35-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi në bashkëpunimin me një 28-vjeçar kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon në banesën e një shtetaseje në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.”, thuhet në njoftimin e policisë.