Një punonjës i policisë, me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Skrapar, është ndaluar nga AMP pasi shiste armë.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje se ky shtetas shiste armë në qytetin e Çorovodës, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera, Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka ndaluar inspektorin me iniciale D.N., si dhe janë administruar aktet proceduriale dhe prova materiale, një armë zjarri luftarake e llojit automatik.

Inspektori i Policisë dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.