Alket Hyseni pas kuintave ne perzgjedhjen e kandidaturave per Bashkine e Sarandës.

Hyseni ka vendosur që në krye të bashkisë si kanidat shtetasin Olti Caci me origjin nga Tepelena dhe banues në Durrës dhe ska asnjë lidhje me Sarandën.

Dyshohet se kandati Olti Caci është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike për të cilin do të flasim në vijim.

Ka dyshime të bazuara në prova se Olti Caci  ka paguar dyshen Alket Hyseni dhe Blendi Klosi 500.000 euro vetëm për ta përzgjedhur atë në krye të bashkisë së Sarandës.

Olti Caci nuk është qytetar i Sarandës dhe kjo shton dyshimet për veprimin korruptiv të pagesës së 500.000 eurove Alket Hyseni &co.

Spostimi dhe “degdisja”e Alket Hysenit ne vendet e fundit te listes se kandidateve per deputete ne Qarkun e Vlores ne zgjedhjet parlamentare te 2021 dhe me pas terheqja e tij nga kandidimi,u lexua si nje ndeshkim qe Edi Rama i beri atij per aferat me trojet ne Sarande dhe Ksamil,si dhe per shkak te arrogances prepotences megallomanise dhe vanitetit qe percillte ne sjellje,sa here shfaqej ne zonen e tij elektorale.
Ishte nje vendimarrje qe u mireprit nga komuniteti dhe nga opinioni i shendoshe qytetar.
Ne jo pak raste perfliteshin nen ze “bemat” e tij me abuzimet me trojet,emerimet klienteliste dhe nepotike.

Pas nje periudhe qetesie 2 vjecare ai rishfaqet perseri ne skenen politike,por tashme ne hije,ne rolin e dirigjentit te orkestres qe violine te pare ka Blendi Klosin te deleguarin e Kryesise se PS ne Qarkun e Vlores.Ketij te fundit,Hyseni si “usta i vjeter”i njeh “dobesite” dhe ia ka gjetur ilacin.
Objektivi eshte i qarte;
Se bashku ata po perpiqen te katapultojne ne Bashkine e Sarandes nje “marionete”nga Durresi qe mund te kete lidhje me detin dhe turizmin por jo me Saranden.
Nje person qe paraqitet si manaxher ne turizem,por pa asnje dite pune ne administrate, i distancuar nga Saranda dhe jo vetem ne aspektin gjeografik!
Eshte e qarte skema:
Nuk iu intereson qeverisja e qytetit dhe manaxhimini tij,por thjesht vula e bashkise per te permbyllur dhe “kopsitur”punet e lena ne mes dhe pezull dy vite me pare nga Alket Hyseni &co.
Promovimin e ketij anonimi,si figure te suksesit e ka marre persiper Blendi Klosi,i cili pervec presionit e shantazhit ndaj socialisteve dhe kujtdo qe kundershton zgjedhjen e tij,perdor cdo kulise per formalizimin si kandidature me cdo kusht te njeriut qe s’ka lidhje me qytetin.Kjo eshte detyra e tij!
Te coje emrin si kandidature dhe te binde kryesine e Ps qe ky eshte i duhuri!
Ketu e permbyll misionin e tij pa marre parasysh kostot dhe pasojat politike qe rrjedhin nga kjo zgjedhje.

Nese realizohet ky skenar,kthimi i bashkise ne nje “trofe”per grabitqaret e tokave mund te kete kosto te parikthyeshme jo vetem per Saranden dhe qyetetaret e saj,por edhe per prognozen e te majtes ne te ardhmen,ne kete zone,duke marre ne konsiderate faktin,qe ky qytet ka dhuruar jo pak here surpriza te pakendshme karshi arrogances prepotences mosperfilljes dhe fshirjes se kujteses historike.

Qetesia e prishur te socialistet e Sarandes,pritet te vendoset vetem mbremjen e 25 marsit,kur do te behet shpallja e kandidaturave zyrtare per zgjedhjet e 14 majit.

Burimi: In-front.org