Një aksident është regjistruar në Tiranë ku ka mbetur i plagosur një i mitur. Policia njofton se është arrestuar shoferja 20-vjeçare që përplasi 14-vjeçarin.

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen M. S., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Teki Selenica”, duke drrejtuar automjetin, ka aksidentuar një të mitur 14 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.