Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz dhe tjetri Nisan janë përplasur me njëra-tjerën.

Raportohet se si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksiomit të “airbag” të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Ata janë duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit të rëndë që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.