Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.