Një aksident është shënuar sot rreth orës 14:20 në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të urës së Maliqit.

Mësohet se qytetari me inicialet K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me inicialet K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.