Një aksident rrugor është regjistruar, pak më parë, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në anë të saj.

Brenda mjetit të aksidentuar udhëtonin 3 anëtarë të një familje, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.