Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në fshatin Bërxullë, Vorë.
Sipas Policisë, viktima është Edmond Sula, i njohur edhe si Ali Sula, i cili dyshohet se është qëlluar në derën e banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.




