Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme , ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes së fortë një i mitur ka mbetur i plagosur, pasi ka qenë në pjesën e pasme të automjetit.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Fier ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e madhe të Fierit.
Në vendngjarje kane mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor te cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.




