Rama reagon për sulmin kibernetik ndaj bizneseve shqiptare: U goditën pabesisht në kulmin e sezonit

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në ekonominë e turizmit. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama deklaroi se sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit veror janë përballur me atë që ai e quajti “terror digjital”.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital ndaj sipërmarrjeve mikpritëse në kulmin e sezonit”, shkroi Rama, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “Tirana Examiner”.

Sipas kryeministrit, organizimi pas review-ve negative ka qenë i motivuar politikisht dhe është kthyer në një agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që sigurojnë të ardhurat e tyre nga turizmi.

“Një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Share This Article