Nga Rexhep Shahu
Me vjen keq Pasha. Je shume plak për të na mahnitur me adoleshence pleqerishte, stonon plako, shndrrohesh në karikaturë.
Ata që të mjelin të thonë je lopë rrace dhe pjell nga dy vica.
Të jesh i sigurte qe nuk frymëzon me, nuk je trendy Pasha as për fansat e zjarrtë .
Shqipëria nuk ka nevojë për hotele miliarderësh po për hotele e ndërtesa të kapshme për çdo njeri që do detin e rërën tonë. Pasuritë tona dhe tokën tonë duam ti shijojmë vetë së pari dhe gjithë njerzit. Jemi mesi i mesdheut, kërthizë. Miliarderlt dhe arkitektet e tut ë shumëpaguar prej teje se ti edhe levdatat që ti bejne ua paguan rende, kanë mjaft vende te shkrteta pa njerëz neper bote e brigje te tjera. Ne duam të fitojmë të gjithë nga resurset tona, nga pasurite tona e jo veç ti me sojin tend zgrapes e te pangishem. Ti nuk tregove kurrë çfarë fitojmë ne nga pasuritë tona si qytetare te ketij vendi.
Si nuk i the kurrë qytetarit shqiptar sa lekë fiton çdo individ nga energjia elektrike që prodhohet nga uji i shiut falas, uji i lumejve falas, nga hidrocentralet që e kanë shlyer veten mijëra herë. Sa lekë fiton në muaj një shqiptar nga energjia elektrike e ujit të zotit.
Sa lekë fiton një qytetar në muaj nga nafta e vendit. Sa lekë fiton një qytetar nga taksa e majme në Udhën e kombit që është ndërtuar nga tsksat tona dhe mirëmbahet me lekë të buxhetit të shtetit, 8 milione dollare ia jep shteti ne vit per mirembajtje nje udhe qe nuk demtohet nga pothuaj asgje. Ku shkojnë lekët që vilen në traun e Kalimashit te kufiri yt që ia vure Kosovës.
Shteti i Iranit që ti e përgojon se e ke aftësi e zakon përgojimin, shtet që jeton nga nafta, çdo familje atje i jep falas në muaj 60 litra naftë… Sa familjeve në nevojë ua jep ti falas energjinë elektrike për dy llampa, një frigorifer e një televizor…
Shite Shqipërinë krejt se po të lejojmë ne. Lere peng Shqiperine se te lejojme ne.
Ne që zihemi në sheshin e protestes kush me ta zënë vendin ty e ministrave tu. Ne që gabojmë kur themi se sheshi cakton qeveri e parlament, apo asamble, ne që në garën për dukje zerojmë gjithçka e gjithënd nga lakmia për pushtet, ne që matemi me hijen e mëngjesit dhe trembim njerzit kur bëjmë drejtësi në shesh burgosim akuzojmë, shpallim tradhëtarë duke futë në burg këdo kur populli nuk do ligjërimin e tillë se u kujton ligjërimin e tënd kur erdhe në pushtet me burg e pranga në gojë duke ulëritur burg burg e duke burgosë njerëz që vdiqën në burg për fatura 30 dollarëshe të energjisë së papaguar të energjisë elektrike.
Rinia ka energji, nuk ka faj që nuk di dhe kujton se shpikin rrotën në shesh, por ka faj pse s’pyet dhe pse lejon të manipulohet nga sigurimsat, bijtë e nipat e sigurimsave, spiunat e bijte e spiunave.
Pasha, uji i gamiles tënde duket po soset. Po të bëjë presion protesta për shembjen tënde kate kate ajo fiton shpejt, të shemb ty tulle pas tulle, te detyron të anullosh një nga një ligjet e liga, te anullosh gjithe PPP, gjithë tenderat abusive e kriminalë. Nëse protesta kërkon të të rrafshojë me themel nuk mundet pa armë. Ti çmontohesh vec pjesë pjesë siç je montue. Me armë nuk ka kush të largon dhe ne nuk duam armë, nuk ka në shesh njerëz armësh. As nuk duam pushtet nga grika e armes…
Po të ishte për armë ato duheshin përdorë me 21 janar kur ti pasha erdhe në pushtet me arnë. Atë ditë të 21 janarit të isha në fuqi unë, ti arrestoheshe për organizim dhune dhe çdo njeriu me hu në krah që godiste policët atë ditë i jepja si shpërblim një plumb për çdo goditje polici me hu. Që të mesonim njëherë e mirë se policët pa armë në turma të armatosura nuk janë kllounë cirku me u tallë njerzit me ta, nuk janë qenie pa shpirt që mund ti godasë verbëria e turmës, nuk i ka pjellë lopa por nëna.
Pasha edhe komunistët, ekstremistët socialistë po të stakojnë, po ta heqin spinotin se i ke braktisë njerzit, po sillesh si sheik, si oligark si kapo i oligarkëve. E rrëzove e shembe kufirin mes të pasurit, të fortit e politikanit. Kriminelin apo të fortint e bëre shef të të pasurit apo biznesnenit që punon me fonde e tendera qeverie, politikanin anonim e bëre mbajtës çantash të dy të parëve dhe ai ngre dorën e voton ligjet që do ti se urdhërohet nga kapot e krimit e nga ti pasha. Që je një hallkë zingjiri në makinën e mafies sipas letrave që të dërgojnë ata që u ambush cantat me dollar.
Vazhdoj të besoj e shpresoj te shpirti i paepur protestës, te bashkimi i njezve të bukur që I dhanë shpirt e jetë sheshit të Tiranës, që duan të të largojnë ty, njerëz që nuk urrejnë njëri tjetrin.
Të rinjtë e protestës, të PD, të PS nuk kanë pse përtypin urrejtje të vjetër. Nëse është sistem i vjetër rinia e PD dhe PS e vjetër është edhe protesta dhe mitra e saj, aktoret, ushtaret e gjeneralet e saj.
Nëse bashkohen bashkë nuk ka perandori krimi që nuk e rrëzojnë. Perandoritë e krimit nuk rrëzohen me lule as duke u fshehë pas fëmijëve e grave në protestë, por duke u lidhë sup më sup për ta ngritë digën e qëndresës qytetare dhe paststaj me votë e zgjedhje të lira zgjidhet pushteti, jo me brohorima e urrejtje sheshesh. Askush me nuk do pushtet sheshesh, nuk ka kohe Shqiperia per eksperimente
Pasha, edhe për ty ka vend sepse do jetosh gjatë, por në fron nuk ka më vend për ty. Çdo ditë që rri në fron, e thellon humnerën.
Mos shpik armiq te jashtem, nuk ka, mos shpik armiq xhamiash, nuk jane varmiq djemte e xhamiave, mos shpik komplote ambasadash apo fondacionesh qe mbeshtesin projekte te ndryshme per ndonje protestues, armiku je ti, janë ndeze gjithe prozhektoret ndaj teje, nuk I verbon dot te gjithe. Armiku je ti se ke lejuasr e miratuar vjedhjen e ketij populli, ke lejuar qe trutuari te vidhet pergjysme ne gjeresi, asfalti te vidhet dy e tre centim, ke lejuar cmime dy e tre here me te shtenjta per punime ne krahasim me cdo vend ne rajon.E ke cuar ne 20 milione dollar nje km autostrade ku gjysma eshte fitim ne xhep per zyrtaret e tu.
E ke boshatise Shqiperine me keq se mund te iknin nga ndonje lufte e rende. Iku rinia, iken te shkolluarit se nuk u dhe pune, as mundesi, nderkohe që puneson patronazhiste dhe vetem socialist të dëshmuar. Vetem nga familja ime e ngushte tre ingjiniere i largove nga Shqiperia. Tregove urrejtje ndaj popullit josocialist. E ndave popullin ne demokrat e popull socialist.
Të thonë në shesh tradhëtar. Unë nuk të thëm tradhëtar, por di të them se më keq se sa i ke bërë ti vendit tonë nuk do ti bënte asnjë lloj pushtimi i huaj. Ti na ke pushtuar me shtetin e mafies që kur krijove 330 Lazarata dhe kanabizove Shqipërinë.
Na u shitë kalë por dole gomar gërdallë
Në këtë lutje protestës Lutje protestës desha t’ua kujtoj se nuk e shpikët ju protestën, por e ngjallet si asnjëherë shpresën dhe besimin e njerzve te protesta që kur u caktua në pushtet Edi Rama ne Shkoder me bekimin e presidentit serb Tadic.
Historite me armiq te jashtem nuk shkojne sepse ti pasha Rama tani nuk ke armik me te madh se popullin e rinine e ketij vendi qe duket po shpeton nga frika prej teje.
As historite percarese me kosovare e maqedone nuk shkojne, as historite me UCK e me enveriste nuk shkojne ne kete protesteqe nuk di asgje per Enverin. Per merakun e trimave te pasluftes, po qartesoj se UCK ka luftuar por ne Kosove jo ne Shqiperi, dhe UCK nuk e ka clirue Kosoven, ka luftue por Kosoven e ka clirue Amerika e Nato, ne Kumanove ku u nenshkrua fundi I luftes nuk nenshkroi asnje shqiptar as komandant as ushtar por nenshkruan amerikanet fitues e serbet humbes. Pa fallsifikime, nga Shqiperia administrative ne luften e Kosoves kane marre pjese rreth 30 persona, tregti armesh kane bere shume me shpine me kuaj e gomere, veterane jane shpalle edhe me shume, por sic do lufte edhe kjo ka rrenat e veta ne gjurme te luftes tone partizane. Ne nuk cuam dot ne Kosove Miladin e Dushan, por miladina e dushana te vegjel kemi cuar mjaft. Luften qe nuk e kane bere ata qe bejne lufte me fjale sot, nuk e kompensojne me llogje e kopalla lufte ne Shqiperi e televizione qe nuk kane me se te mbushin ekranet.




