Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të 3 personave është arrestuar diten e sotme nga Policia e Shtetit në fshatin Pjezë të Shijakut. Sipas njoftimit të Policisë, 19-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, mbrëmjen e 26 korrikut kanë goditur me mjete prerëse 3 persona.
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest në burg” për 19-vjeçarit për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër M.H.




