TRAGJIKE/ Djali 16-vjeçar kërkoi ndihmë për të shpëtuar nga mbytja, por nuk i’u ofrua, asnjë arrestim deri tani

Jugulajm.net
5 Min Read

Adoleshenti ka bërë me shenjë për t’a nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë.

Jugulajm.net mëson prej burimeve nga grupi hetimor, se Arbër Peçi ishte nisur për në pishinën e ferrit “GLOW” në pronësi zyrtare të bashkëshortit të nënkryetarës së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, në orën 09:30.

Ai shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij, teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë. Nuk ka qëndruar as 4 sekonda në të teksa Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, por e lanë të zhytej i pajetë.

Pas kësaj, dy shokët e tij vurën alarmin, e kësisoj më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës, e cila ka mbërritur në kohë rekord, por pa sukses për të rikthyer adoleshentin në jetë.

Versioni i deritashëm zyrtar, është se 15 vjecari ka pësuar atak kardiak, pasi ra në kontakt me ujin temperatura e të cilit ishte shumë gradë më poshtë sesa temperatura e trupit të Arbërit. Ndonëse nuk është kryer autopsia në trupin e fëmijës, ky është version i deritashëm zyrtar.

I ngelet familjarëve që të vlerësojnë nëse janë të dakordësuar me këtë version, apo do të kërkojnë autopsi për të verifikuar me të vërtetë se për çfarë është fjala. Pra nëse ka qenë mbytje klasike, apo kontakti me ujin e ftohtë i ka sjlle vdekjen e menjëhershme. Kjo gjithësesi është në dorën e prindërve të të ndjerit.

Por ajo çka ngre pikpyetje në të gjithë këtë histori të dhimbshme është veprimtaria e pishinës së ferrit, aty ku hyri me këmbë Arbëri e doli i pajetë me barrel.

Pishina dyshohet se nuk ka përmbushur kriteret kryesore të funksionimit të saj në raste emergjente. Nëse nuk ka instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku, duhej të kishte tabelë që paralajmëron njerëzit që nuk ka një të tillë dhe se rreziqet mbarten nga vetë ata.

Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike për të cilat thuhet se nuk egzistojnë. Dyshohet se kamerat e instaluara në këtë subjekt kanë qenë thjesht pjesë e dekorit dhe asgjë më tepër, duke regjistruar një shkelje tjetër ligjore, pasi në këtë rast të gjitha subjektet që ofrojnë veprimtari të këtij karakteri, e kanë të detyrueshme vrojtimin.

Derimë tani janë shoqëruar në polici shtatë persona, prej të cilëve dy shokët e të ndjerit, ndërsa pjesa tjetër personeli i pishinës.

Nuk dihet nëse është shoqëruar apo jo pronari real i pishinës, që në këtë rast është Ermal Koko, bashkëshorti i nënkrytetyares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Sikurse shikohet nga ekstrakti i historikut pranë QKB qe posedon Jugulajm.net, (shiko ne fund te shkrimit) rezulton se subjekti “GLOW shpk” me ortak te vetem burrin e Artiste Kokos, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, ka qene i pezulluar qysh prej vitit 2015 e deri ne vitin 2019. Fakt ky qe mund të çojë në mendimin se si ka operuar në treg ky biznes!

Gjithashtu në vazhdimesi nga koha e fillimit të statusit AKTIV në vitin 2019 dhe deri sot, ky subjekt nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare siç e kërkon ligji per Tatim-Taksat Qëndrore e Vendore në Republikën e Shqipërisë. Kjo të shtyn të mendojmë akoma më shumë se kemi të bëjmë me një situatë të evazionit, paregullsisë ligjore, si ne pagesat e Taksave Qëndrore, ashtu dhe në ato vendore. Pra kemi të bëjmë me një favorizim nepotik të nënkrytetares së Bashkisë së Gjirokastrës në biznesin familjar.

Por ajo që rëndon më shumë është ikja e jetës së një fëmije i cili kishte shkuar të argëtohej me shokët e tij, por që kurrë nuk u kthye në shtëpi i gjallë.

Jugulajm.net sikurse mëson së fundi, parashikon nga zhvillimet e situatave të deritashme, se nuk do ketë arrestime. Pra faji do t’i ngelet viktimës që shkoi në një pishinë, liçensa e të cilit për një aktivitet të tillë është e dyshimtë.

Nëse do t’i ndodhte kjo gjëmë ndonjë bashkëshorti të ndonjë arsimtareje, apo një personi tjetër, sigurisht që tani do t’i kërcisnin prangat dhe madje dhe do dënohej. Por siç duket pushteti jo vetëm që të heq njollën, por të merr dhe jetën dhe bën me faj dhe viktimën se përse hyri në ujë i papërgatitur për të vdekur.

Share This Article