Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 543 mijë persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Mes valës së protestave që po zhvillohen në mbarë vendin dhe pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisë, një peticion online me sloganin “Rama Out” po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke mbledhur qindra mijëra firma nga qytetarë që kërkojnë ndryshim politik.

Sipas të dhënave të publikuara nga fushata, deri më tani peticioni është firmosur nga mbi 543 mijë shqiptarë, duke arritur mbi 50 % të objektivit prej 1,000,001 firmash.

“Shqiptarë, bëni që zëri juaj të dëgjohet. Nëse besoni se ndryshimi është i nevojshëm, mos qëndroni në heshtje – firmosni këtë peticion dhe qëndroni për atë që mendoni se është më e mira për të ardhmen e kombit. – thuhet në thirrjen publike të peticionit.

Siç është artikuluar edhe në protestë, peticioni pasqyron pakënaqësinë e akumuluar ndër vite për korrupsionin, largimin masiv të të rinjve, rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e besimit te institucionet.

Peticionin mund ta gjeni këtu: ramaout.com

Share This Article