Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure te “Rruga e Dibrës”, në Tiranë.
Një 42-vjeçar, i identifikuar si Albert Gadica, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas policisë, viktima është punonjës i Gardës së Republikës dhe dyshohet se ështëvetëvrarë me armën e shërbimit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




