Nga Fejzo Subashi
Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam pro draftit të kodit të paraqitur për diskutim publik. Aq më pak që drafti aktual i propozuar për diskutim publik përmbush këto kritere Absolutisht që ndaj shumë mendime dhe pajtohem me shumicën e subjekteve, aktorëve dhe faktorëve që kanë kundërshtuar këtë draft. Nuk jam aspak dakord me përmbajtjen dhe frymën e tij, dhe ndaj shumë prej rezervave që janë ngritur nga aktorë institucionalë, organizata të shoqërisë civile apo ekspertë të fushës. Ndaj duhet që ti dallojmë dhe ti ndajmë , pasi tjetër gjë është nevoja e kodit dhe tjetër gjë teknaliteti apo konceptimi dhe diskutimi mbi nene të veçanta. Pra njëkohësisht, nuk mund të mohohet domosdoshmëria e një Kodi të ri, as nevoja për një reformim të thellë të Kodit Penal. Prandaj, dua të ndaj një pikëpamje që i paraprin debatit teknik apo politik për nenet: nevojën për një filozofi të re penale që vendos drejtësinë përpara pazareve, funksionin e shtetit përpara amullisë dhe mbrojtjen e qytetarit të ndershëm përpara interesave të të fortëve. Ndaj problemin, jo nevojën për zgjidhje Duhet ta ndajmë qartë: tjetër gjë është nevoja për një Kod Penal të fortë, dhe tjetër gjë është drafti i një kodi të dobët apo të njëanshëm. Por absolutisht që ka edhe duhet të mos ketë dakordësi të cilat janë të shumta, por që kanë rrethana dhe këndvështrime të ndryshme. Ajo që nuk falet në këtë debat; janë parimet e drejtësisë, të cilat janë dhe duhet të jenë të pa shmangshme, aq më pak të anashkalohen nga askush. . Po kaq i pa shmangshëm duhet të jetë dhe forca e drejtësisë për të ndëshkuar krimin dhe kriminelët. Po kaq e domosdoshme është edhe forca e institucioneve dhe ligjzbatuse përballë krimit dhe kriminelëve. Domosdoshmëria bëhet edhe me e domosdoshme për këtë kod edhe për faktin e një amullie juridike, ligjore dhe ligj zbatuese në këtë kohë të stërzgjatur tranzicioni. Bëhet më i nevojshëm edhe për faktin e abuzimit të disa parimeve si e drejta qytetare, apo liria ime dhe qytetare , pse jo dhe liria institucionale. Duke i konsideruar këto liri si absolute dhe pa njohur më përpara lirin e tjetrit, apo duke e parë lirinë tënde mbi atë të tjetrit.. Kemi mbi tredhjet vjet që nuk njohim as barazi dhe bashkëveprim midis njëri-tjetrit, po më e keqja bashkëveprim midis institucioneve. Vështirë të flasësh për ndërthurje pushtetesh, por për luftë midis pushteteve dhe institucioneve… Kjo vetëm për konceptimin dhe zbatimin në mënyrën më të gabuar të lirisë dhe kuptimit të demokracisë. Shpesh zbatimin e ligjit e shikojmë si diktaturë, jo si domosdoshmëri dhe mundësie ovulimi dhe zhvillimi. Nuk jam kundra kërkesave dhe kundërshtimeve të institucioneve , apo subjekteve që kundërshtojnë këtë draft, po jam kundra tyre të cilat nuk kërkojnë dhe përgjegjësinë e tyre në hamallin e situatës së krimit dhe krimeve Sistemi i drejtësisë shpeshherë nuk funksionon si duhet, jo vetëm për faj të gjyqtarëve apo prokurorëve, por edhe për faj të një strukture më të gjerë që ka shpërbërë konceptin e përgjegjësisë: avokatë të cilin unë e quaj institucioni i mbrojtjes, që shkelin ligjin në emër të klientit, institucione që ngatërrojnë lirinë me abuzimin, pushtete që nuk bashkëpunojnë, por luftojnë njëri-tjetrin në emër të interesit politik apo personal.
Për këtë arsye, kemi nevojë për një kod të ri që rivendos ekuilibrin mes të drejtës dhe ndëshkimit, mes lirisë dhe përgjegjësisë, mes funksionit dhe profesionalizmit.
Liri pa përgjegjësi, apo Anarki Kemi mbi 30 vjet që flasim për demokraci, por nuk kemi arritur të ndërtojmë kulturën e bashkëjetesës së lirive dhe përgjegjësive. Flasim për të drejta individuale, por harrojmë se ato ndalojnë aty ku fillon e drejta e tjetrit. Kemi ndërtuar një shoqëri ku liria interpretohet si paudhësi, ku sundon parimi “çfarë më leverdis, është e drejtë”. Në këtë rrëmujë të madhe, ligji nuk zbatohet, por përdoret si armë, ndërsa drejtësia perceptohet si diktaturë, jo si garanci e shtetit ligjor. Kjo nuk është demokraci, por shthurje. Po avokatët? Edhe ata janë pjesë e problemit Flasim shumë për drejtësinë, por harrojmë të flasim për ata që mbrojnë qytetarët në gjykatë: avokatët. Sot kemi më shumë avokatë sesa qytetarë që kërkojnë drejtësi. E për pasojë, kemi më shumë mbrojtje, shpesh herë edhe te pa merituar ku në fuqi hyn pazari, për kriminelët sesa për viktimat. Ka avokatë të ndershëm dhe profesionistë, por nuk mund të mbyllim sytë ndaj realitetit: një pjesë e mirë e avokatisë është bërë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Mbrojtja e klientit nuk duhet të bëhet duke shkelur ligjin, por duke e zbatuar atë me dinjitet dhe etikë. Një Kod Penal për një shtet normal Kodi i ri penal duhet të ndërtohet jo mbi frikën, por mbi funksionin e shtetit ligjor. Nuk kemi nevojë për një kod që të frikësojë qytetarët e ndershëm, por për një kod që t’u vërë kufij të fortë atyre që abuzojnë me lirinë. Ai duhet të jetë i ashpër me abuzuesit e pushtetit, me zyrtarët e korruptuar, me avokatët që blejnë gjyqe, me prokurorët që shesin dosje dhe me çdo individ që e sheh drejtësinë si mall tregu. Kemi nevojë për një kod që e ndan përfundimisht shtetin nga rrumpalla, ligjin nga pazari dhe lirinë nga abuzimi. Ky është thelbi i kërkesës për një Kod Penal të fortë dhe të drejtë: jo për të frikësuar, por për të mbrojtur, jo për të bërë propagandë, por për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe më funksionale.




