FOTO/ Merr flakë makina, shpëton mrekullisht shoferi, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ku mjeti ka qenë në lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit në Lalar të bashkisë Fier. Shoferi ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Share This Article