Një plagosje me thikë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne, ku sipas burimeve nga terreni, ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri të çastit dhe për motive të dobëta.
Dy 60-vjeçarë kanë qenë duke pirë kafe në lokal në “Kombinat”, Tiranë dhe pas një debati njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun.
Mësohet se autori është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota të ngjarjes.




