Operacion kërkimi, shpëtohet i moshuari, kishte humbur para 2 ditësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi është bërë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.

Operacioni i kërkimit është bërë nga forcat e zjarrfikëses së Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll,

I moshuari, me iniciale N.B., vuante nga probleme shëndetësore (demencë) dhe ishte larguar nga banesa e tij.

Menjëherë pas njoftimit për humbjen e tij, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi në zonë.

Pas disa orësh kërkimesh, i moshuari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime serioze gjatë kohës që ka qëndruar i humbur.

Më pas, ai është dërguar drejt Spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kryesisht për shkak të lodhjes dhe qëndrimit për dy ditë jashtë banesës.

Share This Article