Sot ne Kuvend/ Deputetja Zhupa: Saranda, skenë krimi si Palermo e viteve ’80 dhe…

Jugulajm.net
5 Min Read

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit denoncoi lidhjet kriminale brenda në zyrat e administratës në Sarandë për të cilat qeveria dhe parlamenti mbyllin sytë.

Zhupa denoncoi  jo vetëm Shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari,  “patronazhisti i qeverisë, ishte ai që kishte garantuar votat” i cili u arrestua pak ditë më parë, por dhe drejtues të tjerë.

Zhupa denoncon s edrejtori i policisë bashkiake është bërë një i shkarkuar nga rradhët e Policisë së Shtetit, i dënuar sepse ka marrë ryshfet nga trafikantët e drogës dhe drejtorin e IKMT-së. E para gjithë këtyre skandaleve që kanë kthyer Sarandën në skenë krimi të ngjashme me Palermon e viteve 80’ mbyllen sytë

“Mos bëni sikur nuk i dini lidhjet kriminale atje vetëm sepse janë patronazhistët që u shërbyen për të marrë votat në zgjedhjet e majit 2025” nënvizoi ajo. 

“Shkoi ministri dhe i mori në krahë këta njerëz, që ishin pjesë e grupit të strukturuar kriminal zyrtarësh, që merrnin ryshfete dhe që e kanë kthyer Sarandën në një skenë krimi të ngjashme me Palermon e viteve 80’ tha Zhupa.

Në fakt u arrestua një shef komisariati, u arrestuan edhe disa pjesëtarë të tjerë të komisariatit. Mirëpo bën ky parlament sikur nuk dinte asgjë, bën kjo qeveri sikur nuk dinte asgjë. Ndërkohë që ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë të Kuvendit, që ka thënë qyteti me kriminalitetin më të lartë është Saranda.

Çfarë masash u morën? Asnjë masë, sepse ishte patronazhisti i qeverisë, ishte ai që kishte garantuar votat.

Më fal, nëse ju nuk e dini, a mund t’ju informoj që nuk mundet të veprojë i vetëm Policia e Shtetit, pa policinë bashkiake dhe pa inspektoriatin vendor të mbrojtjes së territorit, kur vjen puna te monitorimi i territorit?

A mund t’ju informoj juve që drejtori i policisë bashkiake është një i shkarkuar nga rradhët e Policisë së Shtetit, i dënuar sepse ka marrë ryshfet nga trafikantët e drogës dhe është bërë drejtor i policisë bashkiake atje?

A mund t’ju informoj juve dhe mediave që t’i bien sot telefonit të drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, a e ka të hapur apo të mbyllur?

 Se ka ikur në drejtim të paditur! Ka ikur i fshehur ndërkohë ju vazhdoni e mbani drejtor të Inspektoriatit, ndërkohë që është vënë shiriti i kuq nga prokuroria në Sarandë.

 A do të vazhdoni të bëni sikur nuk dini gjë?

Shkoi ministri dhe i mori në krahë këta njerëz, që ishin pjesë e grupit të strukturuar kriminal zyrtarësh, që merrnin ryshfete dhe që e kanë kthyer Sarandën në një skenë krimi të ngjashme me Palermon e viteve 80.

Nuk e dini ju këtë?

Çfarë prisni ju që të merrni masa për atë bashki në Sarandë, që ka kthyer të vetmin kriter të punësimit: a je i korruptuar, a ke qenë ndonjëherë i dënuar?

Nëse ke qenë ndonjëherë i dënuar dhe nëse je i korruptuar, i plotëson të gjitha kriteret për t’u punësuar në bashki pavarësisht se çfarë ngjyre politike ke. Nëse nuk reagoni, kini parasysh që pasoja shumë të rënda vijnë për atë qytet dhe vijnë për atë zonë.

Kini parasysh që në sezon turistik dyfishohet numri i popullsisë atje nga turistët dhe rreziku bëhet edhe më i madh.

Ndaj si Kuvend nuk kemi besoj detyrë më të rëndësishme sesa të flasim për jetën e qytetarëve, për sigurinë e qytetarëve, për një qytet të rëndësishëm që unë kam nderin ta përfaqësoj, dhe mos bëni sikur nuk i dini lidhjet kriminale atje vetëm sepse janë patronazhistët që u shërbyen për të marrë votat në zgjedhjet e majit 2025. Jepini siguri qytetit të Sarandës, jepini siguri jugut”  tha deputetja Zhupa në Kuvend.

Share This Article