Plagosja e policit, të dyshuar si autorë 2 vëllezër, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku.

Raportohet se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin.

Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë.

Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie.

Share This Article