Shpallet në kërkim 21-vjeçari nga Shalësi, përndoqi bashkëmoshataren në rrjetet sociale

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 21-vjeçar, banues në fshatin Shalës, në Sarandë.

Kjo pasi ai kishte përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare.

Policia po punon për kapjen e tij dhe po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare.

Share This Article