FOTO/ 1 maj, protestë përpara ministrisë së Ekonomisë, qytetarët kërkojnë të drejtat në punë

Jugulajm.net
1 Min Read

Në ditën ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë. Qytetarët kërkojnë ngritjen e një ministrie të posaçme pune.

Drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë, Kondi Lija deklaroi se miratimi i një institucioni të posaçëm është minimumi jetik. 

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë. Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë. Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. 1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri. Duhet të miratohet në parlament minimumi jetik.”, tha ndër të tjera Kondi Lija, drejtor i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë.

Share This Article