Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një 68-vjeçari, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




