Shpallet në kërkim 46-vjeçari, mori me qira 1 automjet në Gjirokastër dhe u zhduk…

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, shpallën në kërkim shtetasin J. S., 46 vjeç banues në Berat, pasi ka marrë me qira një automjet, në Gjirokastër, më datë 16.04.2026, dhe nuk e ka kthyer. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article