80-vjeçarja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë raportohet, ku një grua 80-vjeçare është kyçur në banesën e saj duke tentuar të vetëvritet. Bëhet me dije se e moshuara jetonte e vetme.

Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3 në qytetin e Vlorës, ku e moshuara prej minutash qëndroi në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënoi që do të hidhet.

Kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse në vendngjarje. Një efektiv i zjarrfikëses është ngjitur me shkallë në banesën e të moshuarës dhe për ta bindur të zbresë poshtë.

Share This Article