Plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë, ku janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër në pazarin e vjetër të Korçës.
Raportohet konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër.
Aktualisht tre të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës.
Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të hapësirës publike, duke pasur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.




