Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. C., 19 vjeç, S. B., 21 vjeç dhe për 3 shtetas të mitur 17 vjeç, të pestë banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit K. J., 20 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, të dy banues në Këlcyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




